E kryqëzuan në Shqipëri e Itali, Meloni përmbys parashikimet, modeli me Ramën hyn në politikën evropiane

E kryqëzuan në Shqipëri e Itali, Meloni përmbys parashikimet, modeli me Ramën hyn në politikën evropiane

Italia ka pasur 68 qeveri në 80 vjet, me një kohëzgjatje mesatare prej rreth 14 muajsh. Para kabinetit të Melonit, vetëm katër qeveri kishin kaluar pragun e 1,000 ditëve: kabineti Berlusconi II, Berlusconi IV, me 1,287 ditë, qeveria e parë e Bettino Craxit dhe ajo e Matteo Renzit. Berlusconi ruan rekordin për kohën e përgjithshme si kryeministër, me rreth 9 vjet në katër mandate. Meloni, ndërkohë, është gruaja e parë që drejton qeverinë italiane. Stabiliteti i kabinetit të saj bie në sy edhe në krahasim me vende të tjera të mëdha evropiane. Që nga ardhja e Melonit në pushtet, Franca ka pasur pesë kryeministra dhe Britania e Madhe katër. Deputeti i Fratelli d’Italia, Marco Osnato, i tha AFP-së se jetëgjatësia e qeverisë përbën “një burim...