E KRYER/ Pak orë para mbylljes së merkatos, Barcola vishet “The Reds”, lë PSG dhe firmos me Liverpool

E KRYER/ Pak orë para mbylljes së merkatos, Barcola vishet “The Reds”, lë PSG dhe firmos me Liverpool

Liverpool ka bërë të ditur afrimin e Bradley Barcola nga kampionët e Champions, Paris Saint-Germain. Transferimi i francezit te ‘The Reds’ u konfirmua zyrtarisht të hënën pasdite, pak orë para mbylljes së merkatos së verës. Sulmuesi ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin, ndërsa klubi anglez do të paguajë 106 milionë paund të garantuara për anësorin. Me bonuset, shuma mund të arrijë deri në 123 milionë paund. 23-vjeçari, i cili feston ditëlindjen të mërkurën, është bërë tashmë blerja e tretë e madhe e Andoni Iraolës këtë verë, pas Victor Munoz dhe Ronald Araujos.