“E kam shpirtin në zi”/ Ingrit Gjoni rrëfen dhimbjen për humbjen e motrës

“E kam shpirtin në zi”/ Ingrit Gjoni rrëfen dhimbjen për humbjen e motrës

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ka rrëfyer momentet e vështira që ka përjetuar pas humbjes së motrës së saj, e cila u nda nga jeta tre vite më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Live me Luizin”, artistja ka folur për dhimbjen që vijon ta shoqërojë edhe sot, duke treguar se humbja e së motrës i ka ndryshuar përgjithmonë jetën. Gjoni u shpreh se lidhja mes tri motrave ka qenë shumë e fortë, ndërsa e pati të vështirë të fliste për ndarjen nga jeta të njërës prej tyre. “E kam të vështirë të flas. Ne kemi qenë të treja si tre pika uji, por nuk i dalim dot vullnetit të Zotit”, tha këngëtarja. Artistja tregoi se...