“E godita vetëm një herë me shpullë”- U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie

“E godita vetëm një herë me shpullë”- U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie

Zbardhen detaje të reja nga seanca me dyer të mbyllura që u dha sot për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij Kristjan Nikolli ditën e sotme (9 shtator). Këngëtari dhe i afërmi i tij akuzohen për dhunën ndaj Eduard Kuçit, ish-konkurrent i Për’puthen, teksa gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie” për të dy. Në dëshminë e tij, Marku është mbrojtur duke u shprehur se ka qenë veprim gjaknxehtësie dhe se Kuçi i ka sharë familjen, informon gazetarja Anila Hoxha. “Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen. E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që...