“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër
Një burrë ka goditur brutalisht me çekiç në kokë bashkëshorten e tij, teksa çuditërisht ai u lirua nga burgu në një kohë që gruaja e tij ishte në sallën e operacionit në Itali, ku humbi edhe njërin sy. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Barbullush në Njësinë Administrative Bushat, Vau i Dejës, ku në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare u ankua Ded Çeliku, i cili punon dhe jeton në Itali. Deda ankohet se, burri i motrës Vlash Krajni, ka goditur me çekiç motrën e tij, Leza Krajni. Pas ngjarjes, Vlashi është arrestuar dhe më pas është liruar pa dalë ekspertiza mjeko ligjore për të dëmtuarën apo edhe për gjendjen e tij mendore, teksa aktualisht po hetohet me masën e sigurisë...
Burimi:
javanews.al