E gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, për të cilat tha se po vijojnë hetimet intensive. Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se personat e ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit, kanë, sipas tij, si qëllim destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së Shqipërisë, duke e kthyer atë pas në të shkuarën. Rama theksoi se problemet e shoqërisë, të familjeve, studentëve dhe të rinjve janë legjitime dhe kërkojnë zgjidhje, por sipas tij, dhuna nuk mund të justifikohet. Sipas kreut të qeverisë, ajo që ai e cilësoi si “terror urban” nuk është shkaktuar nga mijëra qytetarë, por nga një grup personash të radikalizuar. “Janë ndaluar dhe proceduar nga Policia...
Burimi:
gijotina.com