E fundit! Briken Calja dëmtohet para botërorit dhe tërhiqet nga gara: Nuk ishte një vendim i lehtë

E fundit! Briken Calja dëmtohet para botërorit dhe tërhiqet nga gara: Nuk ishte një vendim i lehtë

Peshëngritësi Briken Calja është dëmtuar dhe është ka vendosur të tërhiqet nga Kampionati Botëror i shtangës, turne që po zhvillohet në Kinë. Kampioni shqiptar i pedanës ka pësuar një dëmtim që e ka detyruar të ngrejë “flamurin e bardhë” në këtë turne. “Një moment shumë i vështirë, por një vendim i domosdoshëm. Me keqardhje njoftoj tërheqjen time nga Kampionati Botëror për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe në pjesën e mesit, që e bën të pamundur vazhdimin e garës”, thotë Calja, që duhej të garonte më 31 tetor. Më tej, shtangisti kuqezi, shton: “Pavarësisht formës së jashtëzakonshme sportive që kisha dhe vazhdoj të kem, sot më duhet të bëj një hap pas. Një vendim aspak i lehtë, sidomos kur e di sa shumë kam...