E drejta e autorit në epokën digjitale, kërkohen masa më të forta për mbrojtjen dhe pagesën e krijuesve

E drejta e autorit në epokën digjitale, kërkohen masa më të forta për mbrojtjen dhe pagesën e krijuesve

Në fokus të dëgjesës në Komisionin për Kulturën në Kuvend e Shqipërisë, ishte mbrojtja e të drejtës së autorit në epokën e platformave digjitale. Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit kërkuan masa më të qarta kundër përdorimit të paautorizuar të veprave dhe garantimin e pagesës për autorët. Përfaqësuesit e institucioneve të kinematografisë dhe të drejtës së autorit ngritën shqetësimin për përdorimin e materialeve artistike pa autorizim dhe pa pagesën përkatëse. “Sot në Shqipëri aktorët shqiptarë, këngëtarët shqiptarë, artistët shqiptarë, shkrimtarët shqiptarë nuk kanë arritur dhe nuk arrijnë dot të marrin të ardhurat që u takojnë nga përdorimi i veprave të tyre, nga shitja e veprave të tyre, nga transmetimi i veprave të tyre, sepse kemi çaluar si sistem”, u shpreh deputetja...