“E doja një ndeshje të tillë, duhet të shënonim më shumë gola”, Marani: Muçi ka cilësi të mëdha, e tregoi sot rëndësinë e tij

“E doja një ndeshje të tillë, duhet të shënonim më shumë gola”, Marani: Muçi ka cilësi të mëdha, e tregoi sot rëndësinë e tij

Shqipëria ka mposhtur Bjellorusinë me shifrat 2-0. Asllani nga pika e bardhë e penalltisë dhe Muçi ishin autorët e golave të shënuar në “Air Albania”. Pas përfundimit të takimit, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Maran: “Jam shumë i lumtur për mënyrën se si performuan lojtarët. E doja një paraqitje kështu. Lojtarët kanë realizuar me përpikmëri atë që kemi punuar në stërvitje. Nuk u befasuam nga Bjellorusia. E dinim që ishte e vështirë. Por sipas statistikave, kemi pasur 20 gjuajtje, që është një statistikë shumë e vështirë. Bjellorusia është shumë e vështirë, pasi rri shumë poshtë, por arritëm të gjenim hapësirat. Sot pata shumë përgjigje pozitive. Duhet të vlerësohet shpirti i skuadrës dhe shpirti i sakrificës për njëri-tjetrin....