“E doja me çdo kusht Lautaron te Barcelona”, Laporta zbulon prapaskenat e merkatos: Marota nuk më dha asnjë shans

“E doja me çdo kusht Lautaron te Barcelona”, Laporta zbulon prapaskenat e merkatos: Marota nuk më dha asnjë shans

Joan Laporta ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”-in, ku ka treguar edhe disa prapaskena të merkatos. Presidenti i Barcelonës zbuloi se e ka kërkuar me çdo kusht Lautaro Martinezi, por Bepe Marota nuk i dha asnjë shans për të transferuar. Në fund katalanasit u detyruan të respektonin vendimin e Interit dhe të hiqnin dorë. “Kam bërë çmos për ta marrë Lautaro Martinezin në gusht. Është një sulmues i madh, e donim te Barça. Unë personalisht e telefonova presidentin e Interit, Marotën, dhe ai menjëherë më ndaloi: nuk kishte asnjë mundësi. Ai nuk ishte në shitje dhe unë e respektoj qëndrimin e Interit”, është shprehur Joan Laporta./Sport Ekspres/