E di se jam fajtor, por e di edhe se ti do të më falësh…
Më 1 të Vjeshtës së Dytë 193… Datë historike, për jetën time. Të paktën mue kështu më duket, sepse plot motmot mâ parë dhe pikërisht më 1 Tetuer, u njofta me Margeritën. Tre muej mbas ndamjes sonë, e pash prap, por jo në Licè si vitin e kaluem. Asgja s’e kishte ndryshue. Vetëm se m’u duk ma e matun në mendime e gjykime. I kishte evitue shprehjet fëminore që i mbante prore në gojë. Po. E hasa prap mbas tre muejësh të gjatë ndamjeje, në Axhensín e automobilavet. Ajo e dinte se do t’isha atë mbramje Vjeshte në Qytetin X…se ia kisha thanë kur u ndamë, ditën e këthimit; dhe ajo, si shoqe e mirë po më pritte. Dhe porsa qëndroi automobili, syt e mij...
Burimi:
kultplus.com