E beftë, David Silva rikthehet në fushë me Hong Kong

E beftë, David Silva rikthehet në fushë me Hong Kong

Mesfushori spanjoll David Silva rikthehet në fushë. Ish-mesfushori i Mançester Sitit dhe ekipit kombëtar spanjoll, është rikthyer papritur në fushë pas tre vitesh, duke iu bashkuar ekipit të Premier League të Hong Kong-ut, Supreme Sha Tin. Silva u tërhoq nga loja në verën e vitit 2023 pas një dëmtimi të rëndë në gju që pësoi gjatë një kampi stërvitor parasezonal me Real Sociedad në Spanjë. “Pres me padurim të shkoj në Hong Kong për të shijuar kulturën, njerëzit dhe kuzhinën e Sha Tin, si dhe futbollin vendas”, tha ai. Silva luajti 125 ndeshje për Spanjën dhe ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës 2010. Ai u bashkua me Sitin në Premier League në vitin 2010 dhe kaloi 10 sezone me ‘qytetarët’, duke fituar...