E akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

E akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderave të AKSHI-t. Karçanaj është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Hetimet e SPAK lidhen me dyshime për manipulimin e procedurave të prokurimit publik, favorizimin e kompanive të caktuara dhe pengimin e konkurrencës së lirë në tenderat me vlera të larta të zhvilluar nga AKSHI. Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe persona të tjerë, mes tyre biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe ish-zyrtarë të institucionit. Prokuroria po heton gjithashtu dyshime për konkurrencë të paligjshme përmes presionit, heqje të paligjshme të lirisë dhe pastrim të parave.