No Image Available

E akuzoi se mblodhi firma për Shabanin/ Salianji ironizon Nokën: Seriozitetin e ka sa një tru pule

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe ka legjitimuar dje zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit. Me heret PD kishte kundërshtuar procedurën, duke pretenduar se 28 firmat e deputetëve që mbështetën kandidaturën nuk ishin më të vlefshme, pasi ishin tërhequr më herët. Sipas Kushtetueses, kushti procedurial ishte përmbushur në momentin kur kandidatura u verifikua dhe kaloi për shqyrtim në seancën plenare.Debati politik rreth zgjedhjes së Shabanit është shoqëruar edhe me përplasje brenda kampit demokrat. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka ndikuar te vota e deputetëve të PD-së në favor të Shabanit. I pyetur për këtë akuzë, Salianji e mohoi përfshirjen, duke e cilësuar pretendimin si të pabazuar. “Unë merrem me gjëra serioze se me...