Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

Policia polake ka ndaluar një 16-vjeçar në Varshavë, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij zbuloi një sasi të konsiderueshme armësh dhe sendesh të tjera të rrezikshme. Kontrolli u krye pas informacioneve për një komplot të dyshuar. Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes, adoleshenti kishte veshur një jelek antiplumb dhe mbante një lëshues gazi. Në vendngjarje mbërriti një grup hetimor, së bashku me një teknik kriminalistik, për të dokumentuar provat dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Ekspertët mjeko-ligjorë shqyrtuan ambientet, ndërsa oficerët sekuestruan atë që e cilësuan si një “arsenal të tërë me sende të rrezikshme”. Pas ndalimit dhe kryerjes së procedurave përkatëse, 16-vjeçari u paraqit përpara gjykatës së familjes. Me vendim të kësaj gjykate, ai u vendos për tre muaj në një qendër rajonale edukative...