Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës
Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, duke e zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrestin në shtëpi”. Mataj ndodhej në paraburgim prej muajit korrik, nën hetim për dyshimet mbi përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për pagesën e pensioneve në degët e Postës Shqiptare në Shijak dhe Krujë. Sipas vendimit të gjykatës, në këtë fazë të hetimit kanë ndryshuar rrethanat, duke bërë që masa e sigurisë ndaj Matajt të zbutet nga arrest në burg në arrest në shtëpi. Ndryshimi i masës së sigurisë nuk nënkupton pushimin e hetimeve dhe as shpalljen e pafajësisë për ish-drejtoreshën e Postës. Elisabeta Mataj është një nga tre zyrtaret e Postës Shqiptare në Durrës që...
Burimi:
javanews.al