Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

Policia e Durrësit ka arrestuar sot Feta Matajn, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare Filiali Durrës, Eliabeta Mataj. Feta Mataj, i cili pak kohë më parë ai u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, është arrestuar nga krimi ekonomik, raporton TCH. Arrestimi është bërë pasi gjatë marrjes në pyetje, një punonjëse e filialit të postës ka deklaruar se Feta Mataj, burri i drejtoreshës u kërkonte çdo muaj punonjëseve shumën prej 25 mijë lekëve. Kujtojmë se Elisabeta Mataj akuzohet për përvetësimin e mijëra eurove nga Posta Shqiptare Filiali i Durrësit, dhe aktualisht ndodhet nën masën e ‘arrestit në shtëpi’. Mataj ndodhej në paraburgim prej 18 korrikut, nën hetim për dyshimet mbi vjedhjen në bashkëpunim përmes shpërdorimit të detyrës të...