Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu
ATHINË – Autoritetet policore greke kanë nisur një megaoperacion për lokalizimin dhe kapjen e Alket Rizait, i cili nuk është rikthyer në burgun e Domokos pas përfundimit të lejes së tij shpërblyese. Rizai duhej të paraqitej në qeli të hënën, më 14 shtator, në orën 08:00, por ka thyer urdhrin e lejes. Hetimet e deritanishme e vendosin gjurmën e tij të fundit në Greqinë e Veriut, çka ka ngritur dyshime se ai mund të ketë kaluar ilegalisht kufirin drejt Shqipërisë, ndonëse kjo mbetet ende një pistë e pakonfirmuar zyrtarisht. Arratsja e tij lidhet edhe me një ngjarje të rëndë kriminale të regjistruar më 13 shtator, vetëm një ditë para afatit të kthimit në burg. Rizai dyshohet se është i përfshirë në një konflikt me armë...
Burimi:
javanews.al