Dyshohet se abuzoi seksualisht me gruan që grabiti, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë!
Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua. Sipas bluve të Vlorës, shtetasi me inicialet F. Y., më pas i ka vjedhur gruas një shumë parash. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 26 shtator. Bëhet e ditur se policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit. Njoftimi i Policisë: “Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, blutë e Vlorës kanë nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit....
Burimi:
javanews.al