Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…
Uniformat blu kanë arrestuar një 49-vjeçar me precedent të theksuar kriminal për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje. Eduart Dushku u kap në Rrugën e Elbasanit, teksa transportonte me motomjet një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se do ta trafikonte. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe një jelek antiplumb, ndërsa sekuestroi armën, motomjetin dhe celularin e të arrestuarit. Njoftimi i policisë: “Finalizohet operacioni policor i koduar“Eksponenti” Arrestohet në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar armë zjarri, me motomjet, një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje. Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjeti dhe celulari i tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në...
Burimi:
javanews.al