Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)
Deri më tani s’ka një konfirmim zyrtar nga policia për shkaqet e shpërthimit të fuqishëm të automjetit mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Sigurisht që është ende herët dhe policisë i duhet kohë për të kryer gjithë veprimet hetimore të nevojshme. Dyshimet paraprake mbeten vetëm dy; vendosje eksplozivi në automjet ose bombula e gazit nëse mjeti kishte një të tillë. Sidoqoftë versionin final do duhet ta thonë ekspertët që po kryejnë hetimet. Policia reagoi shkurt pak pas ngjarjes duke konfirmuar shpërthimin dhe dy shtetas të plagosur që ndodheshin në makinë. “Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Beqir Devolli, i cili ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Beqir Devolli...
Burimi:
argjiroja.net