No Image Available

Dyshime për plumb gome/ Lëndohet rëndë një student në protestë

Një protestues është lënduar gjatë përplasjeve të regjistruara në protestën e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai është goditur me plumb gome, por rrethanat e incidentit ende nuk janë sqaruar. Protestuesi është larguar nga zona i shoqëruar nga persona të tjerë, ndërsa deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ngjarja është regjistruar në një moment kur situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Rrethanat e lëndimit dhe pretendimi për përdorimin e plumbave të gomës mbeten për t’u verifikuar.