Dyshime për paratë e krimit? ‘Rolls-Royce’ bllokohet në Lezhë, nis hetimi pasuror

Dyshime për paratë e krimit? ‘Rolls-Royce’ bllokohet në Lezhë, nis hetimi pasuror

Një automjet luksoz tip “Rolls-Royce” është bllokuar në Lezhë për mungesë dokumentacioni. Sipas njoftimit të policisë, automjeti është bërë objekt verifikimesh për origjinën, historikun e blerjes dhe shitjes, pronësinë, si dhe burimin e të ardhurave me të cilat është blerë. Pas kontrolleve, ka nisur edhe një hetim pasuror për pronarin, shtetasin me inicialet F. M., banues në Mbretërinë e Bashkuar. Verifikimet janë pjesë e kontrolleve ndaj automjeteve luksoze, për të evidentuar raste të mundshme të pasurive me burim kriminal dhe trafikimit të mjeteve. Njoftimi i Policisë: Strukturat e Policisë së Lezhës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre. Në kuadër të këtyre kontrolleve,...