Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, paguhen kontributet e kujdestarëve

Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, paguhen kontributet e kujdestarëve

Nga muaji gusht është dyfishuar pagesa për fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe për fëmijët e verbër deri në moshën 18 vjeç, si pjesë e masave të fundit të qeverisë për mbështetjen e tyre. Ndërkohë, nga muaji tetor nis edhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë, ka bërë me dije zv.kryeministrja Albana Koçiu në një takim me prindër pranë Qendrës Multifunksionale në Lezhë. Rritja e pagesave financohet nga buxheti i shtetit. “Janë rreth 11 mijë fëmijë të cilët do të marrin pagesa të dyfishuara dhe nga fillimi i muajit tetor kemi mbi 14 mijë kujdestarë dhe ndihmës personalë, të cilëve do t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, u shpreh Koçiu....