Dybala, mural si superhero: “Të bësh një fëmijë të buzëqeshë është një nga gjërat më të bukura”
9 Nëntor 2026 13:18 Alfred Lleshi Paulo Dybala është idhull për tifozët, brenda dhe jashtë fushës, veçanërisht për më të vegjlit. Artisti i rrugës Drugi i kishte kushtuar së fundmi një mural, ku argjentinasi paraqitet si superhero, i mbajtur në duar nga një fëmijë. Në orët e fundit, vetë Dybala ka pozuar përpara veprës dhe ka publikuar fotografinë në rrjetet sociale, shoqëruar me një mesazh domethënës: “Futbolli më ka dhuruar shumë. Të kem mundësinë t’ia kthej këtë, duke bërë një fëmijë të buzëqeshë në rrugë, është një nga gjërat më të bukura”.
Burimi:
telesport.al