Dy tenistet më të mira në botë shkojnë në finalen e US Open, amerikanet dorëzohen në gjysmëfinale
11 Shtator 2026 8:41 Telesport Në Nju Jork, janë përcaktuar sot dy tenistet finaliste të grand slam-it të US Open, turneu i fundit i madh i këtij viti. Përballë njëra-tejtrës në finale janë dy tenistet më të mira aktualisht në botë. Numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka fitoi 2-0 në gjysmëfinale (7-5, 6-2) ndaj rivales amerikane Jessica Pegula (numri 3). Një ndeshje e dominuar nga Sabalenka, që në fakt nga e hëna do të jetë numri 2. Në krye të renditjes botërore do të ngjitet kazakja Elena Rybakina, finalistja tjetër e US Open. Ajo mundi me vështirësi 2-1 (3-6, 6-4, 6-4) amerikanen tjetër Coco Gauff (numri 4), në një fitore me përmbysje.
Burimi:
telesport.al