Dy pllaka të rralla të Rilindjes zbulohen në korridorin e një shtëpie dhe shiten për 100 mijë paund

Dy pllaka të rralla të Rilindjes zbulohen në korridorin e një shtëpie dhe shiten për 100 mijë paund

Dy vepra të rralla arti, të cilat për vite me radhë kishin qëndruar në korridorin e një shtëpie familjare në Shaftesbury të Anglisë, janë shitur në ankand për 100 mijë paund, në një ngjarje që është cilësuar si një zbulim i jashtëzakonshëm për historinë e artit. Pllakat, të krijuara në vitin 1536 në Urbino të Italisë, paraqesin skena figurative nga periudha e Rilindjes. Për një kohë të gjatë, ato kishin qenë pjesë e përditshmërisë së familjes, e cila nuk e dinte vlerën e tyre të vërtetë artistike dhe historike. Zbulimi erdhi pasi familjarët dërguan një fotografi të veprave te shtëpia e ankandeve Woolley and Wallis, me seli në Wiltshire. Vlerësimi i specialistëve zbuloi se pllakat ishin krijuar nga artisti i njohur i Rilindjes, Francesco Xanto...