Dy piktura të Monet ekspozohen për herë të parë dhe dalin në ankand në Paris
Dy piktura të piktorit të njohur francez, Claude Monet, të cilat nuk janë ekspozuar kurrë më parë publikisht, janë prezantuar për herë të parë dhe do të dalin në ankand në Paris më 22 tetor, njoftoi shtëpia e ankandeve Sotheby’s. Veprat, “Iris” dhe “Saule pleureur” (“Shelgu vajtues”), janë pjesë e koleksionit të familjes franceze Schlumberger, i cili përmban gjithsej 28 vepra të artistëve të njohur. Koleksioni pritet të shitet për më shumë se 40 milionë euro. Në qendër të vëmendjes është “Iris”, një pikturë monumentale, e realizuar nga Monet në vitet 1924–1925, gjatë viteve të fundit të jetës së tij në Giverny, në veri të Francës. Vepra ka përmasa 160 me 180 centimetra dhe është vlerësuar nga Sotheby’s mes 22 dhe 30 milionë eurove. Sipas...
Burimi:
kultplus.com