Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë ka njoftuar për dy identifikime të reja të personave të zhdukur gjatë luftës, duke sqaruar se rastet nuk kanë lidhje me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok apo me lokacionet e adresuara gjatë këtij viti. Sipas njoftimit të Komisionit, gjatë javës së kaluar janë pranuar dy raporte të ADN-së, përmes të cilave janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës. “Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se javën e kaluar janë pranuar dy raporte të ADN-së për identifikimin e mbetjeve mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës. Sqarojmë se këto dy identifikime nuk lidhen me zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë, as me zhvillimet e fundit në Zubin Potok dhe as me ndonjë...
Burimi:
javanews.al