Dy persona të vdekur dhe disa të plagosur gjatë tentativës për të kaluar Kanalin Anglez –
Dy persona kanë humbur jetën teksa po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez me një varkë të vogël. Dy burrat, njëri në të 30-at dhe tjetri në të 40-at, vdiqën pasi u nisën gjatë natës nga brigjet pranë Berck, thanë autoritetet franceze. Ata ishin mes pesë personave që u morën nën kujdes mjekësor për shkak të lëndimeve. Personat e tjerë në bordin e gomones, e cila transportonte rreth 90 njerëz, u nxorën në portin e Boulogne-sur-Mer. Një zëdhënës i prefekturës së Pas-de-Calais tha: “Është hapur një hetim nga prokuroria e Boulogne-sur-Mer për të përcaktuar rrethanat që çuan në këto vdekje.” Prefektura paralajmëroi personat që po planifikojnë të kalojnë Kanalin Anglez se zona është “veçanërisht e rrezikshme” për shkak të rrymave të forta të baticës, cekëtinave dhe...
Burimi:
javanews.al