Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim

Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia, pas dy operacioneve të zhvilluara brenda 24 orëve në qarkun e Gjirokastrës, kundër transportimit të emigrantëve që synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian. Operacionet, të koduara “Zona 01” dhe “Zona 02”, u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë. Gjatë operacionit të parë, në pranga ranë tre shtetas, përkatësisht 43, 38 dhe 45 vjeç, banues në Durrës dhe Tiranë. Dy prej tyre u kapën në afërsi të fshatit Shtëpëz, duke transportuar me automjet katër emigrantë nga vendet e treta. Ndërsa personi i tretë dyshohet se kishte rolin e vëzhguesit, duke lëvizur me një automjet tjetër për të...