Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!
Një aksident ka ndodhur sot (25 shtator) në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë pranë tuneleve. Dy automjete njëri prej të cilëve me targa greke janë përplasur kokë me kokë me njëri-tjetrin. Nga të dhënat paraprake dy të plagosur janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Të plagosurit mësohet se janë Mark Skura, 63 vjeç, Tereza Skura 60 vjeç dhe Francesk Skura, 33 vjeç. Të tre banues në Fushë-Krujë. Policia mbërriti në vendngjarje dhe ngriti grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë lagështira në rrugë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte mjeti gjatë kalimit në urë e cila ka edhe kthesë mjaft të fortë.
Burimi:
javanews.al