Dy anije tregtare goditen nga dronët në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë –
Dy anije tregtare janë goditur nga dronët në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë, duke shkaktuar fundosjen e njërës prej tyre. Kryeministri bullgar Rumen Radev pritet të bëjë një deklaratë në orën 11:15 sipas kohës lokale, në nisje të një takimi emergjent për incidentin. Ekuipazhi i anijes së fundosur rezulton i zhdukur, ndërsa 18 anëtarët e ekuipazhit të anijes së dytë janë shpëtuar pasi shpërtheu një zjarr në bord. Disa prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në bordin e tragetit bullgar Dioscuria. Sipas medias bullgare Maritime.bg, anijet janë identifikuar si Alfa Watan, e cila u fundos, dhe Able. Ende nuk është përcaktuar origjina e dronëve që shkaktuan sulmet. Të dhënat e gjurmimit të anijeve tregojnë se Alfa Watan, e cila lundronte...
Burimi:
javanews.al