DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Nga Rashela Shehu- Asambleja e Partisë Socialiste tregoi, se kreu i socialistëve, Edi Rama, duhet të menaxhojë edhe pakënaqësitë brenda partisë. Asambleja e mbajtur të shtunën (14.11) në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri duhej të shërbente për të vendosur në lëvizje strukturat socialiste për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama u prit me duartrokitje nga anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste. Por me të marrë fjalën, kërkoi ndërprerjen e transmetimit për mediat. “Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike” – tha ai. Rama kërkon disiplinë Pas dyerve të mbyllura, sipas një burimi të pranishëm në mbledhje që foli për Deutsche Welle-n, në qendër të vëmendjes u vunë dy emra: Plarent Ndreca dhe Elisa Spiropali. Rama kërkoi masa...