DW/ Merz e quan vizitën e Schröderit te Putin ‘të pamoralshme’

DW/ Merz e quan vizitën e Schröderit te Putin ‘të pamoralshme’

Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kritikuar ashpër vizitën e ish-kancelarit Gerhard Schröder te presidenti rus Vladimir Putin. Merz është "thellësisht i indinjuar” për këtë takim, deklaroi në Berlin zëvendëszëdhënësi i qeverisë, Steffen Meyer. Sipas tij, kancelari e konsideron si "krejtësisht të pamoralshme” që Schröder të ketë festuar ditëlindjen e Putinit së bashku me të. "Vetëm Putini” mban përgjegjësi për luftën në Ukrainë. Urdhrat e tij shkaktojnë çdo ditë "vuajtje të pallogaritshme, viktima civile, familje të ndara, të vrarë dhe të plagosur”, tha Meyer. Ai shtoi se Rusia aktualisht nuk po tregon asnjë interes të dukshëm për t'i dhënë fund luftës apo për të zhvilluar negociata serioze. Ministria e Jashtme gjermane dhe Ministria Federale e Brendshme njoftuan se nuk ishin informuar paraprakisht për udhëtimin e...