DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle: Si e komentoni lëvizjen aktuale të protestave në Shqipëri? A shihni ngjashmëri me protestat e tjera në Evropë, ose në Ballkan? Nikola Xaviereff: Është interesante se në të gjithë Evropën, pavarësisht orientimit politik të vendeve të ndryshme, vërehet një pakënaqësi e ngjashme mes të rinjve. Ata e shohin të ardhmen me shqetësim, të ndikuar nga frika e papunësisë, kostot e larta të jetesës dhe katastrofa klimatike. Në të njëjtën kohë, po humbasin besimin te udhëheqja politike. Në një këndvështrim më të gjerë, po rritet pakënaqësia ndaj asaj që mund të ofrojë realisht demokracia përballë ndryshimeve të thella sistemike. Nëse e krahasojmë...