Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë
Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, deklaroi se sistemi aktual zgjedhor është më i dobëti. “Nuk marr përsipër të them se kush është sistemi zgjedhor perfekt, pasi të gjitha sistemet elektorale kanë probleme. Por, sistemi më i shëmtuar, më i keq dhe më i padrejtë është ky që është sot. Nuk e gjejmë dot një sistem elektoral perfekt, ama ky është më i dobëti”, tha Duka në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN. “Nuk mund të krahasohet ky sistem zgjedhor, me atë që mund të ketë edhe të meta, si për shembull që nuk del dot një mazhorancë që të jetë solide, që mund të krijojë qeveri e vetme, sepse do i duhet patjetër aleanca. Unë nuk e shoh si...
Burimi:
javanews.al