Duhet të presë ende për debutimin, De la Fuente e lë sërish jashtë yllin e Real Madridit

Duhet të presë ende për debutimin, De la Fuente e lë sërish jashtë yllin e Real Madridit

6 Tetor 2026 17:00 Telesport Spanja do të përballet sonte në transfertë ndaj Kroacisë, në sfidën e fundit për këtë periudhë ndeshjesh ndërkombëtare. Luis de la Fuente ka lënë sërish jashtë skuadrës për sfidën e sotme, sulmuesin e Real Madridit, Carlos Espi. 21-vjeçari duhet të presë akoma për të debutuar me ekipin e parë të Spanjës. Pavarësisht se Espi u thirr nga De La Fuente si zëvendësues emergjent për të dëmtuarin Ferran Torres, në fund ka mbetur jashtë skuadrës. Sulmuesi i Espanyol, Roberto Fernandez, mbetet zgjedhja e De la Fuente për vijën e sulmit. Ai luajti kundër Republikës Çeke dhe trajneri vendosi t’u qëndronte besnik të njëjtave zgjedhje edhe për sfidën e sotme kundër Kroacisë.