“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit
Incidentet me bombolat e gazit në mjediset familjare apo bizneseve janë tashmë raste të përsëritura. Ashtu sikurse rezulton nga hetimet paraprake për ngjarjen në Elbasan, edhe Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial konfirmon se shkaku kryesor i incidenteve të tilla vjen nga rrjedhja e gazit. “Dëgjojmë shpesh dhe është bërë zhargon, shpërthen bombola. Por zjarri ose shpërthimi provokohet kur në një ambient të mbyllur ka rrjedhje gazi dhe në kushte të caktuara të ajrimit, krijon kushte shpërthimi në rast të një shkëndije, e cila mund të vijë qoftë edhe nga një çelës dritash”, tha inspektori i ISHTIT, Hadër Mulla. Sipas ISHTI-t, gazi nuk është i rrezikshëm nëse bombolat plotësojnë kushtet e sigurisë, të instalimit dhe mirëmbajtjes. “Mos përdorni bombola të pacertifikuara. Një bombël e pacertifikuar nuk...
Burimi:
javanews.al