Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

Nga Skënder Minxhozi/   Haga foli dhe foli ashtu siç pritej. Plot 81 vite burgim për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, pas një procesi të gjatë gjashtë vite. Edhe gjykata e Novi Sadit apo e Beogradit nuk do t’i kishte dënuar më rëndë krerët politikë të UÇK dhe të shtetit kosovar. Një dënim skandaloz që ka brenda vullnetin e shprehur hershëm nga evropianët, që ne shqiptarët t’i bashkoheshim pjesës tjetër të kombësive të ish-Jugosllavisë, jo vetëm si viktima, por edhe si promotorë krimesh lufte. Një gjykim i pisët që ka brenda gjeopolitikën e asaj pjese të Perëndimit që prej dekadash ndjehet i kompleksuar pse ka sulmuar Serbinë. Ato bomba kundër Millosheviçit në vitin e largët 1999 janë në origjinën e një...