“Duhet reagim i përbashkët”- Dënimi i drejtuesve të UÇK në Hagë, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kosova s’ka nevojë që ne të bëjmë politikë
Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë është diskutuar edhe në Konferencën e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një qëndrim të përbashkët lidhur me vendimin e Hagës. Bardhi tha se në Komisionin për Politikën e Jashtme është diskutuar më herët për një draft-deklaratë të përbashkët, duke propozuar që kjo çështje të diskutohet edhe në Konferencën e Kryetarëve. “Për çështjet e brendshme kemi shumë ndasi, por nuk ka asnjë arsye të kemi ndasi për çështjen e Kosovës. Unë propozoj...
Burimi:
javanews.al