Dubois: Dua të përballem me këdo që mban një titull, por ëndërroj një duel me Tyson Fury

Dubois: Dua të përballem me këdo që mban një titull, por ëndërroj një duel me Tyson Fury

Boksieri britanik Daniel Dubois, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBO, synon një përballje historike në vitin 2027 kundër Tyson Fury. Të shtunën, Dubois e mposhti bindshëm Fabio Wardley në vetëm dy raunde, në revansh, duke mbrojtur kështu titullin. Në dhjetor, Fury do të përballet me Anthony Joshua në një duel të madh mes dy britanikëve. Nëse fiton ndaj Joshua, ai do të sigurojë titullin “super” të versionit WBA, ndërsa Dubois do ta mirëpriste një duel unifikues kundër Fury. “Patjetër. Do të ishte diçka historike. Do të ishte një hap i madh përpara për mua. Në fakt, jam ndeshur me të gjithë boksierët e kësaj epoke. I kam përballuar të gjithë. Fury është i fundit“, tha Dubois. “Fury është luftëtar, jam i sigurt...