Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen së bashku në një mbrëmje gala në New York

Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen së bashku në një mbrëmje gala në New York

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen në New York, ku mori pjesë në gala-në hapëse të veprës “Lincoln in the Bardo”, në Metropolitan Opera, e shoqëruar nga bashkëshorti saj, aktori Callum Turner. Artistja u paraqit me një fustan të zi elegant dhe të guximshëm, me pjesën e sipërme prej sateni në formë bandeau, fundin transparent me të çarë të lartë dhe mëngë të gjera, të zbukuruara me temina që i jepnin veshjes një pamje dramatike. Dua Lipa konfirmoi edhe një herë stilin e saj të veçantë, duke kombinuar elegancën klasike me elemente moderne dhe ekstravagante në një prej ngjarjeve të rëndësishme të skenës kulturore të New York-ut./KultPlus.com