Drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

Drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Në pranga  ka rënë një 26-vjeçar nga Elbasani. Sakaq, policia ka sekuestruar një sasi kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, si dhe një thikë. “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 26 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë”, njofton policia.