Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

Së fundmi ështe ngritur alarmi për një fenomen tejet shqetësues, përhapja e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, është shprehur se mosha më e ulët e rasteve të përdorimit të drogës është vetëm 9 vjeç. “Fatkeqësisht, numri i përdoruesve ka vajtur edhe deri në 9 vjeç. Ka raste të cilët janë edhe të asaj moshe. Nuk është se është dominante, por është dhe te 9-vjeçarët. Pra, mosha 10, 11, 12, ka filluar”, tha ai. Sipas të dhënave, përqindja e fëmijëve përdorues është rritur nga 7-8% në vitin 2015 në 11% aktualisht. “Në qoftë se do t’i referohemi disa statistikave, numri i personave, fëmijëve të cilët sot përdorin lëndë narkotike është...