DROGA TE DYERT E SHKOLLAVE – ÇFARË PO ZBULON HETIMI NË TIRANË?
Nuk bëhet më fjalë për një rast të izoluar apo për një shpërndarës të kapur rastësisht me disa doza në xhep. Operacionet e ditëve të fundit në Tiranë po zbulojnë një panoramë shumë më shqetësuese: persona të dyshuar për shpërndarjen e kokainës, kanabisit dhe heroinës në zona pranë institucioneve arsimore, ndërsa hetimi ka prekur disa prej shkollave më të njohura të kryeqytetit. Sot, tre persona të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra” u arrestuan nga Policia e Tiranës. Ndaj tyre ishte caktuar më herët masa “arrest në burg” dhe ata akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh. Sipas policisë, dyshohet se droga shitej në doza në afërsi të institucioneve arsimore. Por arrestimet e sotme janë vetëm hallka e fundit e...
Burimi:
ntv.al