Dritan Hila: Se ku e ka rentabilitetin Memaliaj me dy rreshta pallatesh. Këlcyra fshat ka qenë e fshat ka mbetur

Dritan Hila: Se ku e ka rentabilitetin Memaliaj me dy rreshta pallatesh. Këlcyra fshat ka qenë e fshat ka mbetur

Analisti Dritan Hila ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ndarjen e re territoriale. Ai mbrojti variantin që duhet një numër më i vogël i bashkive. “Se ku e ka rentabilitetin Memaliaj me dy rreshta pallatesh. Se ç’punë ka Këlcyra që të jetë bashki. Fshat ka qenë e fshat ka mbetur”, tha Hila duke mbrojtur shkrirjen e këtyre dy bashkive. Sipas tij, bashkitë e vogla që po shkrihen janë vetëm qendra punësimi, që pa grante nga qeveria nuk bënin dot asnjë rrugë. ©Argjiroja.net