Drita ndalet pa gola nga Drenica, Dukagjini triumfon ndaj Llapit – Balkanweb.com – News24

Drita ndalet pa gola nga Drenica, Dukagjini triumfon ndaj Llapit – Balkanweb.com – News24

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, është ndalur në barazim pa gola, 0:0, nga Drenica në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, nën dritën e reflektorëve, solli raste për të dyja skuadrat, por mungoi konkretizimi në fazën përfundimtare, duke bërë që rrjetat të mbeteshin të paprekura deri në vërshëllimën e fundit. Për Dritën, ky ishte barazimi i parë në këtë edicion, pas dy fitoreve në tri ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Kampionia në fuqi nuk e ka zhvilluar ndeshjen e xhiros së dytë me Prishtinën për shkak të angazhimeve në garat evropiane. Ndërkohë, Drenica regjistroi barazimin e tretë në këtë edicion, krahas një humbjeje....