Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kundërshtuar publikisht idenë për ngadalësimin e zhvillimit të modeleve më të avancuara të Inteligjencës Artificiale, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që Kina të fitojë avantazh në këtë garë teknologjike. “Kryesojmë ndaj Kinës në AI. Jemi vendi më i avancuar në botë dhe dua që të vazhdojmë të jemi të tillë, sepse kush fiton në AI, fiton”, deklaroi Trump të dielën. Qëndrimi i presidentit amerikan vjen pas thirrjeve të disa prej drejtuesve më të rëndësishëm të industrisë së teknologjisë për më shumë kujdes në zhvillimin e sistemeve të fuqishme të AI-së. Drejtuesi i Anthropic, Dario Amodei, ka argumentuar se ritmi i përmirësimit të aftësive të modeleve duhet të ngadalësohet. Edhe drejtuesi...