Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka qenë i ftuar këtë të premte në Top Neës, ku ka folur për punësimet nepotike. Ai ka sjellë rastin e një drejtuesi të lartë të Partisë Socialiste, që i ka ndërhyrë për djalin e vet, për ta bërë drejtor. Për këtë rast, Sula ka kontaktuar me vetë kryeministrin Edi Rama. Sula nxorri në studio mesazhin audio që i dërgoi Rama, pasi ky i fundit e vuri në dijeni për rastin në fjalë. “Jo po djali i këtij, jo po djali i atij. Ça janë këto muhabete. Mos i dëgjo fare”, dëgjohet në mesazhin e Ramës, drejtuar Sulës. Ky i fundit tha se kryeministri është treguar gjithmonë parimor, kundër punësimeve nepotike.